Petullat që iu shitën pushuesve në Ksamil
Abuzimet me hapësirat publike në këto plazhe, abuzimet me çmimet por edhe kushtet skandaloze
Doni të dini si janë pushimet në Shqipëri për njerëzit e thjeshtë. Sidomos ato në jug. Përveç plazheve private, të cilat nënkuptojnë hapësira të dhëna me qira për zhvillimin e aktivitetit, shteti duhet të garantojë për qytetarët edhe hapësira për plazhe publike.
Në vitin 2014 doli një vendim që thuhej në çdo plazh 20% do jetë plazh publik.Gjithashtu në çdo VKM thuhet se është pushteti vendor është ai që jep lejet për dhënien me qira të plazheve për privatët dhe kontrollon gjithashtu dhe plotësimin e kritereve nga qiramarrësit.
Por në Sarandë dhe Ksamil, vendet më të bukura dhe më të pastra për plazh, i kanë zënë të gjitha privatët, por edhe pjesën brenda në Sarandë, tek shëtitorja, që kishte tabela dhe shkruhej plazh publik, e kishte zënë vetë Bashkia e Sarandës, e cila kishte vendosur çadra e shezllonë dhe kërkonte nga qytetarët 300 lekë të reja për të pushuar aty.
Absurdi ishte se tabelat lexonin plazh publik, por nuk kishte vend për të vënë një çadër, e gjithë hapësira ishte e zënë. Ndërkohë Bashkia kishte vendosur dhe një punonjës për të mbledhur taksën, i cili na tha se ishte plazh publik vetëm në fillim, pastaj çadrat dhe shezllonët i kishte vënë Bashkia në të gjithë vijën bregdetare pranë shëtitores, por që edhe ato ishin të gjitha të zëna dhe nuk kishte asnjë vend të lirë.
Biseda me punonjësin e Bashkisë Sarandë
Gazetarja: Djali ka ndonjë shezllon?
Punonjësi i Bashkisë: Jo. Janë të tëra të zëna.
Gazetarja: Të tëra të zëna, sa lekë kushton këtu?
Punonjësi i Bashkisë: Tre mijë lekë. 300 lekë të reja.
Gazetarja: 300 lekë. Po ajo tabela që thotë plazh publik? Është publik apo është privat?
Punonjësi i Bashkisë: Është publik për në rërë. Këtej është e Bashkisë, janë shezllonë të Bashkisë.
Gazetarja: Janë të Bashkisë këto?
Punonjësi i Bashkisë: Po.
Gazetarja: Domethënë nuk është e gjithë zonë publike siç thuhet në tabelë.
Punonjësi i Bashkisë: Jo. Gjysma.
Gazetarja: Ku është gjysma?
Punonjësi i Bashkisë: Përpara.
Gazetarja: Po s`është gjysma aty, aty as një e katërta s`është.
Punonjësi i Bashkisë: Epo qe më poshtë, tani nga dallga …
Gazetarja: Po tjetër vend, hapësirë publike ka këtu?
Punonjësi i Bashkisë: Ke më tutje, ke nga centrali.
Gazetarja: Po ato të Bashkisë janë apo?
Punonjësi i Bashkisë: Po të Bashkisë të tëra, ç`janë shezllonë, këto, janë të Bashkisë.
Gazetarja: A, ok, faleminderit.
Në plazhet private, termusi “bombë bërthamore”
Këto ishin rregullat e shtetit. Privati kishte rregulla të tjera, akoma dhe më të çuditshme. U mërzitën këta pushuesit nga shteti, thanë po provojmë privatin. Dhe bënë goxha kilometra, bashkë me fëmijën për në një plazh privat.
Plazhi i Llamanit në Himarë.
Për të mbajtur termusin në temperaturë më të freskët e kishin lënë në stol të parë të makinës afër kondicionerit, mirëpo sapo u afruan në parkingun e biznesit në këtë plazh, afrohet roja dhe i thotë se nuk lejohej të hynin me termus. Ndërkohë në termus ishte vetëm qumështi dhe kosi i frutave për djalin e tyre të vogël.
Madje çudia ishte që pushuesit u përzunë nga rojet me pretendimin që kanë termus dhe termusi nuk lejohej të mbahej as në parking, ku do qëndronte makina. Edhe pse pushuesja i tregoi rojeve termusin ku kishte vetëm kosin dhe qumështin e fëmijës dhe asnjë pije apo ushqim, sërish ata nuk u pranuan. Rojet i thanë se ishte urdhër i pronarit, i cili kishte vendosur edhe tabelën “Ndalohet termusi” dhe duhet vetëm ta zbatonin.Kështu pushuesit u kthyen mbrapsht, të fyer padyshim.
Roja ndalon makinën.
Qytetarja: Si? Po ne kemi ardhur kastile për këtu.
Roja: Jo, nuk lejohet termusi, më vjen keq.
Qytetarja: Nuk lejohet termusi?
Roja: Jo, jo.
Qytetarja: Po pse?
Roja: Nuk e lejon pronari, unë se di.
Qytetarja: Po unë kam ushqimin e fëmijës aty more vëlla. Nuk kam pije, gjëra.
Roja: Nuk kam çfarë ti bëj unë. Unë thjesht zbatoj rregullat.
Qytetarja: Sa lekë është shezlloni?
Roja: Nuk e di, 10 mijë lekë çadra.
Qytetarja: Po në parkim çfarë problemi kishte që the ti në parkim, nuk lejohet.
Roja: Nuk lejohet termusi.
Qytetarja: As në parkim?
Roja: As në parkim.
Roja tjetër: Çfarë ka?
Roja: Ka termus.
Roja tjetër: Lëre, hapni rrugën. Kaloni atje, se nuk lejohet këtu, është tabela.
Qytetarja: Unë brenda kam ushqimin e fëmijës. Hape shikoje.
Roja tjetër: Mua mos më thuaj, unë nuk jam gjë këtu. Unë shikoj tabelën atje, më kanë thënë mos lë njeri brenda, kaq.
Qytetarja: Mos lë njeri me termus?
Roja tjetër: Po ke tabelën, jo se s`e lë unë. Ja urdhëro, shiko tabelën.Ndalohet termusi thotë.
Blerja dhe sherri me pronarin e pikës që shiste ujë
Historia e abuzimeve nuk përfundon këtu. Në pikën turistike shtetërore siç është Parku Kombëtar i Butrintit në Sarandë, ndodhet një pikë ku shiten ujë, pije freskuese.
Gazetarët blenë një ujë të vogël natyral. Pyesin për çmimin, 100 lekë të reja. Por ndërsa gazetarët i kërkojnë faturën tatimore shitëses e cila nuk kishte kasë fiskale, e zënë ngushtë nga kërkesa hap një bllok dhe plotëson një deftesë tatimore, ku shkruan jo ujë – 100 lekë, por pije freskuese – 100 lekë.
Qytetari: Sa bën një ujë?
Shitësja: 100 lekë.
Qytetari: Po kupon ka apo jo?
(Shitësja shkruan deftesë tatimore)
Shitësja: Atë telefonin zonjushë të lutem hiqe.
Gazetarja: Pse, të prish gjë punë?
Shitësja: Po më filmon mua?
Gazetarja: Jo, absolutisht.
Shitësja: Të lutem po më prish privatësinë mua, nëqoftëse ti e publikon.
Gazetarja: Të prish ty privatësinë? A e dhe ti deftesën tatimore? Në rregull je.
(Mashtrimi në deftesën tatimore) –Shkruhet pije freskuese në vend të ujit.
Roja Parku i Butrintit: (flet në telefon)Po, po këtu i kam, këtu i kam.
Roja Parku i Butrintit: Më falni një minutë, se vjen ai shefi.
Qytetari: Kush shef? Vjen shefi për ne?
Roja Parku i Butrintit: Po, më tha mbaji një sekondë, se erdhi.
Qytetari: E çfarë ka?
Roja Parku i Butrintit: Mbaji aty tha, nuk e di.
Pronari: Videon që ke shkruajtur, mund ta fikësh. Hajde me mua se do të jap unë kupon tatimor.
(Pronari i merr nga dora deftesën tatimore gazetares.)
Gazetarja: Më fal është e drejta ime të kërkoj informacion zotëri.
(Qytetari i merr deftesën nga dora pronarit).
Qytetari: Ma jep mua këtë, mos ma merr mua nga dora. Këtë e kam marrë unë.
Pronari: Mund ta marrësh atë.
Gazetarja: Pse e shkruan aty pije freskuese, unë bleva ujë more zotëri. Pse duhet të shkruash ti pije freskuese? Unë bleva ujë, shkruaj ujë.
Pronari: Atë videon që ke atje, është privatësi.
Qytetari: Hajde ma trego mua ti shoku hajde ma trego. Ti çfarë deshe me më tregu?
Qytetari: Ti më ke shkelur mua.
Pronari: Ku të kam shkelur?
Qytetari: 100 lekë një ujë.
Pronari: Unë të detyrova ta marrësh ty?
Gazetarja: Po më detyrohesh faturën, pse pije freskuese o vëlla?Pse pije freskuese këtu?
Pronari: Ç`rëndësi ka kjo?
Gazetarja: Kjo ka shumë rëndësi. Unë kam blerë ujë.
Pronari: Sa lekë ke paguar o vëlla?
Qytetari: 100 lekë kam paguar.
Pronari: Të detyroj njeri ta marrësh?
Qytetari: Pse shkruan ti pije freskuese, më jep një informacion?
Pronari: Të detyroi njeri ta marrësh?
Pronari: Privatësinë, mos e shkel privatësinë e tjetrit. Se do vuash pasojat.
Gazetarja: Të lutem më jep një informacion.
Pronari: Se do vuash pasojat, do vuani pasojat. Kaq po ju them. Do vuani pasojat, do vuani pasojat.
Gazetarja: Po kërcënon?Ok, në rregull.
Ja ku gatuhen petullat që iu shitën pushuesve në Ksamil

Por në plazh nuk pihet vetëm ujë, duhet edhe të ushqehemi. Nëse nuk ia del dot të hash në lokal, ka dhe ambulantë në plazh që sjellin lloj-lloj ushqimesh. Petullat për mëngjes njëherë janë super.
Po ku përgatiten petullat që u shiten përgjatë gjithë verës në plazhin e Ksamilit?Një vend mes ferrave, shumë afër detit ku çokokremi është lënë në mes të diellit, në kushte skandaloze, e jashtë çdo kushti higjeno-sanitar./boom
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


