Plaçkitët shtëpia e yllit të Barçës, derisa ai po luante kundër Valladolidit
Dita e shtune dukej se po shkonte shumë mirë për blerjen e Barcelonës në janar, Kevin-Prince Boateng, pasi ai ishte titullar si rrallë herë në një ndeshje të La Ligës.
Por, ai u kthye në shtëpi pas ndeshjes kundër Real Valladolidit dhe e gjeti shtëpinë e plaçkitur nga hajnat.
Shtëpia e tij, e cila ndodhet në pjesën jugore të rrethinës Sarria në Spanjë, ishte cak i hajnave të cilët ia plaçkitën stolitë dhe një shumë parash në vlerë mes 300 mijë dhe 400 mijë.
Policia ka thënë se do ta nisë një hetim ndaj kësaj plaçkitjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



