Plagoset ushtari i FSK-së në Kosovë, zbardhen detajet
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të diel, 16 nëntor 2025, në fshatin Sharban të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se ngjarja është raportuar rreth orës 14:30.
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në terren dhe sipas informacionit fillestar, një person është plagosur,” deklaroi Pllana, duke shtuar se i lënduari është transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor.
Dyshohet se të përfshirët janë pjesëtarë të FSK-së
Sipas burimeve të televizionit, i plagosuri është një 22-vjeçar, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Po ashtu, mësohet se edhe personi që dyshohet se ka qëlluar me armë është, po ashtu, pjesëtar i FSK-së.
Të dy personat dyshohet se kanë qenë jashtë orarit të punës në momentin kur ka ndodhur incidenti.
Policia heton rrethanat
Policia e Kosovës po vijon hetimet për të zbardhur motivet dhe dinamikën e ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar, ndërkohë që pritet një komunikim zyrtar me më shumë detaje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



