Plagosja e 24-vjeçarit në Gjadër të Lezhës, shkak xhirimi i gomave
Më 18 gusht u qëllua në Gjadër të Lezhës u qëllua me armë zjarri 24-vjeçari Dorjan Gjini.
Autori i ngjarjes mësohet se është Gabriel Marku i cili ka plagosur në këmbë Dorjan Gjinin.
Bëhet e ditur se autori dhe i plagosuri po bënin xhiro me makina në aerodromin e Gjadrit.
Marku e Gjini nuk njiheshin më njëri tjetrin, teksa shkak i sherrit që degradoi në përdorimin e armës ka qenë xhirimi i gomave.
Në fillim të dy personat janë konfliktuar pranë një lokali 500 metra larg pistës së aviacionit.
Më pas Marku ka nxjerrë armen duke qëlluar me një plumb në këmbë Gjinin nga fshati Balldre i Lezhës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



