Plas keq në “opinion”, Mark Marku: Mos u sill si halabak…
Mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion të Blendi Fevziut është i ftuar kryeministri Edi Rama përballë analistëve dhe gazetarëve.
Debate të ashpra janë zhvilluar mes kryeministrit Rama dhe pedagogut MarkMarku.
Rama iu drejtua Mark Markut:
Mos dëgjoni këta, ky zotëria ka hallin e PD-së”
Por, pedagogu ia ktheu:
Ore po është tyrp kjo që thua, mjaft se s’jam halabak, njerëzit po të vdesin rrugës”
Debati vazhdoi:
Rama: Cfarë pedagogësh jeni ju.
Marku: Po ti çfarë kryeministri je ti…
Rama më tej u bëri thirrje studentëve të mos dëgjojnë thirrjen e pedagogëve për t’mos negociuar, pasi asgjë nuk do ndodhë.
Kryeministri u kërkoi mos të dëgjojnë fantazma si Sherif Bundo dhe Mark Marku.
Rama u shpreh:
Protesta do mbarojë një ditë dhe unë do jem aty. Ju siguroj se do jem një protestues nesër“
Debati në videon më poshtë:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


