E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plas sherri mes këshilltarit bashkiak dhe qytetarit në Pogradec
Lajme

Plas sherri mes këshilltarit bashkiak dhe qytetarit në Pogradec

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit është shënuar një përplasje fizike, pas debatit të ashpër mbi miratimin e pikës 6, që parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”.

Pas diskutimeve të gjata dhe tensioneve të shumta, vendimi u miratua me 20 vota pro, por menjëherë më pas situata doli jashtë kontrollit.

Banorët e Çërravës, të cilët kundërshtojnë dhënien me qira të tokës, reaguan me zemërim, ndërsa njëri prej këshilltarëve, Ëngjëll Shyti, u përplas fizikisht me Kevi Muçllarin, një nga banorët pjesëmarrës në mbledhje.

Incidenti ka shkaktuar kaos dhe ndërprerje të përkohshme të seancës, ndërsa tensionet mes banorëve dhe autoriteteve lokale mbeten të larta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.