Plas sherri në parlament/ “Ta tregoj unë ty”, Basha “i përvishet” Nikollës: Mos u bëj si Lenka Çuko…
“Gogoli doli për të trembur qytetarët”/ Basha propozon “masat emergjente” për të shmangur krizën
Numri i vdekjeve nga covid ka shkaktuar një sherr të ashpër në parlament. Lulzim Basha tha se qeveria ka fshehur vdekjet, por kjo u kundërshtua nga ministrja Ogerta Manastirliu.
“E ktheni kthyer vdekjen në refren, po hedhni vallen e vdekjes, loja me të vekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike pa dina e pa imam”, tha ministrja.
Por ndërsa bëri replikë në lidhje me deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Basha nuk i kurseu kritikat për kryeparlamentaren Lindita Nikolli.
Ai i kërkoi Nikollës që të respektonte procedurën, dhe se mos të merrte urdhra nga kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë demokrati u përplas edhe me një nga deputetët e PS, i cili ndërhyri nga vendi, duke i thënë “ta tregoj unë ty”.
“Unë e kuptoj se je mësuar që të marrësh komanda me urdhra dhe butona, por kjo nuk është mbledhja e Asamblesë së PS, as mbledhje orligarësh që të bësh gjërat si ke dashur, por këtu është Kuvend. Këtu e para punës nuk kishte të drejtë që të çohej zonja me fletën e parapërgatitur që e kishte bërë regjisori. Askush si përmendi emrin. Këtu është me regji qendrore. Është ajo regji qendrore që e mban në këmbë këtë shtet mafioz. Se gjysma prej jush nuk do të ishte këtu.
Se ku do isha unë e di unë mirë, se ta tregoj dhe unë ty. Të paktën zbato procedurën, mos u kthe në hije të Lenka Çukos. Procedura s’të jep të drejtë që ta kthesh kuvendin në kotec. Por ndoshta ju keni hyrë për të tillë, por ne jo. Harroheni! Ndaj nëse s’do të ndash përgjegjësitë ti, përgjegjësi për shkatërrimin me gjithë pasoja të asaj që është themeli i Kuvendit, ku është e drejta e opozitës për të thënë fjalën përmes respektimit rigoroz. Nëse s’je aty si dicpecer i ministrave dhe të atij që të ka vënë aty, minimumi bëj atë që ke premtuar në media; respekto procedurën. Replika i takonte kryetarit të opozitës. Megjithatë, duke respektuar që të kesh reflektim, pasi pasojat bien mbi ty, pasi je skllavja morale e atij që të ka vënë. Se nuk të votuam ne, por thelbi është që të shmangeni nga reformat. Për të ndërtuar një burg në mendjen tuaj. Në vend që të mendoni se çfarë mendoj unë, reflektoni.”, tha Basha.
Lulzim Basha foli edhe për krizën energjetike dhe paralajmërimin e Ramës për rritjen e çmimeve. Sipas Bashës, Ramës i lypset një krizë për të mbuluar dështimin, keqqmenaxhimin dhe korrupsionin e pakicës që drejton me vota të vjedhura të masakrës zgjedhore.
“Dhe në vend që të këkojë ndjesë për jetët e humbura, për paprëgjegjshmërinë, për keqqmenaxhimin, për braktisjen e interesit publik me qëllim që ti shërbej interesave të nje grushti të njerëzish, një grushti që u pasurua dhe në kohë pandemie, fryhen si sot në nisje të seancës ashtu dhe të të dielën si gjeli në majë të koncesioneve korruptive.
E ndërkohë që në disa vende europiane, përfaqësuesit e qeverive dolën për të shpjeguar masat në mbrojtje të konsumatorëve, për atë që po ndodhë apo pritet të ndodhë në tregjet ndërkombëtare, gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët, tellalli i të keqes doli për ti rënë daulleve të panikut dhe të justifikimit për mprehjen e sëpatës që po lëshon sërish në qafën e drobitur të shqiptarëve dhe buxheteve të tyre familjare.
Po cila ishte nevoja që ky të dilte si monoguf, në një zyrë të dekoruar shtrenjtë, me taksat e atyre që po u parashikonte kataklizmën apo fundit e botës, për të përcjell një ngjarje të tregjeve ndërkombëtare që mund ta prek pak ose aspak shqiptarët, të cilët siç e dimë të gjithë kanë tetë vite që po lenë qimet e kokës me karburantin dhe energjinë e shtrenjtuar po nga ky?
Përgjigjja është e thjeshtë, dhe jam i sigurt që tashmë e kanë kuptuar të gjithë, i lypset një krizë për të mbuluar dështimin, keqqmenaxhimin dhe korrupsionin e pakicës që drejton me vota të vjedhura të masakrës zgjedhore.”
Kryedemokrati Lulzim Basha rilexoi edhe një herë propozimet e PD si masa emergjente që duhet të merren për të lehtësuar sado pak familjet shqiptare.
“E në këtë pikë kritike ku e keni cuar vendin, si të vetmit përgjegjës të një pushteti që e keni ushtruar vetëm ju, as qytetarët dhe as ne, nuk mund të presim reflektimin tuaj. Prandaj na lind e drejta të japim propozimet tona për ato që ne mendojmë se janë disa masa emergjente që duhet të merren për të lehtësuar sado pak familjet shqiptare.
E para, është heqja e taksës rama, prej 240 lekësh për litër karburanti. Erdhe në pushtet me premtimin që do të ulje cmimin e karburantit, bëre të kundërtën. Tani është momenti t’i lehtësosh qytetarët nga kjo taksë që mund të shtojë konsumin e tyre dhe ulë cmimet e prodhimit.
E dyta, është ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ne e kemi depozituar propozimin tonë, si masë emergjente, e shoqëruar me monitorimin e duhur që përfituesit të jenë konsumatorët dhe jo spekulantët, kjo masë do të lehtësoj disi lakun që rritja e cmimeve ka hedhur mbi qafën e drobitur të familjeve shqiptare.
E treta, është nuk mund të quhet as masë, por është vetemë inkurjim që të respektohet ligji, dhe lidhet me faturimin e sasisë dhe të cmimit real të konsumit të energjisë që oligarkët, me të cilit hani e pini nga mëngjesi në darkë, që keni apo ju kanë në patronazhim, konsumojnë të favorisuar na ju, në kurriz të qytetarëve.
E katërta, është një masë që po aplikohet edhe në vendet e BE-së dhe është subvencionimi i cmimit të energjisë për qytetarët.
E pesta, është mirëmenaxhimi dhe ndaja e shpenzimeve të shfrenuara të OSHEE dhe KESH, të cilat janë kthyer në zhvatëse të parave të qytetarëve, dhe e kanë cuar për skarap të ashtuquajturën reformë që ju trumbetuat në fushën e energjitikës, por që vetëm ka rritur cmimin e energjisë duke e bërë më të lartin në rajon, ndërsa humbjet vijojnë sepse këto institucione janë kuvli militantësh që prodhojnë vetëm korrupsion dhe klientelizëm.
E gjashta, ristrukturim i buxhetit për t’u bërë gati për ta vendsour atë në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë së tyre, e jo të klientëve tuaj. E di që kjo është pikë ju dhemb, sepse duhet të hiqni dorë nga rrugët e florinjta me 20 milionë euro kilometri, nga koncensionet apo nga shpenzimet e luksit, por në këtë moment nuk ka zgjidhje edhe-edhe, edhe qytetarët edhe oligarkët, jo, ky është një moment ose-ose, ose qytetarët, ose oligarkët dhe pushtetarët e babëzitur që nuk shqiten nga benevrekët e tyre.
E shtata, është më shumë para për shtresat në nevojë.
Sigurisht këto nuk përbëjnë një zgjidhje afatgjatë, spese Shqipëria kërkon reforma strukturore në fushën e energjisë, e burimeve natyrore, të bujqësisë, të kërkimit dhe dijes, në të gjitha fushat që në 8 vite nuk ditët t’i bëni dhe nuk pres t’i bëni tani, sidomos duke parë mjerimin në të cilin e keni zhytur vendin, duke vrarë konkurencën, duke asgjesuar shtresën e mesme, duke e varur zhvillimin ekonomik vetëm nga interesat e oligarkëve dhe nga paraja e pisët e korrupsionit dhe drogës që po kriminalizon ekonominë.
Këtë nuk e bëni dot ju, këtë nuk e bën dot ky produkt i masakrës së 25 prillit, që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptar.” tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



