E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sharlatanet  dhe “Timonieri” që kërkon t’i importoje plehrat
Sot

Sharlatanet dhe “Timonieri” që kërkon t’i importoje plehrat

Besjan Pesha

O Timonier, mirë të tjerat, se
që s’do hiqje dorë nga plehrat kaq thjesht, këtë e dinim si buka që hanim;
që je si ujku që lëkurën e ndërron po zakonin s’e harron, dhe këtë e dinim;
po si ke gojë e i quan njerëzit që s’duan plehëra “sharlatanë”, këtë s’e kuptojmë dot??
Ti që kur ishe në opozitë i çave e u ndave kundër ligjit të plehrave dhe sapo more pushtetin, oferta e parë të erdhi ty personalisht, harrove fjalët dhe u lëshove mbi plehrat si çakalli mbi kërmën e mishit, ti na quan ne sharlatanë?
Ti që, nëse nuk do të ishte ngritur populli, do ta kishe kthyer Shqipërinë me kohë në kazanin e plehrave urbane e radioaktive të Europës, na quan ne sharlatanë?
Ti, gaztori i oborrit të mbretit, me atlete te bardha dhe hundë të kuqe, na quan ne sharlatanë?

E kemi parë dhe herë tjetër këtë film, Edi, e mban mend? Ashtu filloi dhe vjet. Në fillim ne të thamë mos e mirato ligjin e plehrave, ti pastaj na quajte sharlatanë…pjesa tjetër është histori.
I njëjti fat të pret dhe këtë rradhë.
Madje më keq, o Timonier i Vetmuar…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.