Po mbronte çështjen e motrës,gjendet e vrarë avokatja e njohur
Një avokate e njohur në Ukrainë është gjetur e vrarë mëngjesin e sotëm. Iryna Nozdrovoska ishte investuar shumë që të të mos lirohej nga burgu personi që në vitin 2015 vrau motrën e saj. Trupi i avokates u gjet në një lagje të Kievit pasi ishte raportuar e humbur më datë 29 dhjetor. Nozdrovka kishte marrë shumë kërcënime pasi ajo ishte angazhuar që Dmytro Rossoshansky, i cili i vrau motrën Svitlana Sapatynyska, të mos lirohej nga burgu falë një amnistie. Më herët falë edhe përpjekjeve të avokates, gjykata kishte rrëzuar kërkesën e të dënuarit, i cili ishte edhe i afërt me një gjyqtar në Kiev
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



