E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po planifikonin sulme gjatë festave të fundvitit, 115 të arrestuar
Bota

Po planifikonin sulme gjatë festave të fundvitit, 115 të arrestuar

Aksioni në Turqi

Autoritetet turke kanë ndërmarrë një operacion të gjerë sigurie, ku kanë ndaluar 115 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik.

Sipas hetimeve, këta individë dyshohet se po përgatitnin sulme gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Zyra e Kryeprokurorit në Stamboll bëri të ditur se shërbimet e sigurisë kishin marrë informacione paraprake për plane sulmi në territorin e Turqisë, të cilat kishin në shënjestër kryesisht komunitete jomuslimane gjatë festimeve.

Operacionet u zhvilluan në 124 lokacione të ndryshme në Stamboll, ku nga 137 persona të kërkuar, 115 u arrestuan.

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan armë zjarri dhe sasi municionesh, të cilat do të shërbejnë si prova në hetimet e mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.