E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po tentonin brigjet europiane, mbytet varka me 63 persona
Bota

Po tentonin brigjet europiane, mbytet varka me 63 persona

Mesdheu duket se do të jetë dëshmitar i ngjarjeve tronditëse.

Vetëm pak ditë më parë tre fëmijë u gjetën të mbytur, ndërkohë që një anije ngeli në det të hapur.

Edhe ditën e sotme është shënuar një ngjarje e rëndë, ku në tentativë për të kaluar në brigjet europiane, një varkë me 63 persona është mbytur.

41 persona të tjerë janë shpëtuar nga roja bregdetare në brigjet e Zwaras, raporton agjencia e OKB-së në profilin e saj në “Twitter”.

Incidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Marinës Libiane, Ayob Amr Ghasem.

Ai është shprehur:

Ka pasur zbarkime të shumta dhe njëra nga ato ishte në gjendje. Sigurisht që ka të vdekur”

Pak ditë më parë, shifra të frikshme u publikuan nga një raport i fundit nga Kombet e Bashkuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.