E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia dhe Inspektorati bashkojnë forcat për aksione të përbashkëta
Lajme

Policia dhe Inspektorati bashkojnë forcat për aksione të përbashkëta

Një marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi është firmosur mes Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Përgjithshëm, me synim forcimin e luftës ndaj një sërë shkeljesh që prekin drejtpërdrejt interesin publik dhe sigurinë e qytetarëve.

Kjo marrëveshje synon parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje, krimeve mjedisore, punës së paligjshme dhe abuzimeve në tregun e punës, si dhe rritjen e kontrollit mbi sigurinë ushqimore, barnat dhe pajisjet mjekësore.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, theksoi se zbatimi rigoroz i kësaj marrëveshjeje do të sjellë rezultate konkrete në terren, duke nënvizuar se çdo formë paligjshmërie duhet të marrë përgjigjen e merituar ligjore.

Ai shtoi se strukturat e policisë do të jenë të angazhuara maksimalisht për të mbështetur inspektoratet, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë për qytetarët.

Nga ana tjetër, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, e cilësoi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimit efektiv të ligjit.

Ai theksoi se qëllimi kryesor është garantimi i shtetit të së drejtës, mbrojtja e interesit publik dhe rritja e efikasitetit në luftën kundër shkeljeve në sektorë të ndjeshëm.

Marrëveshja parashikon një bashkërendim të strukturuar dhe të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, duke u fokusuar në sektorë me risk të lartë si ndërtimet pa leje, krimet mjedisore, siguria ushqimore dhe tregu i punës. Një element i rëndësishëm do të jetë edhe mbështetja e inspektorëve gjatë kontrolleve në terren, veçanërisht në rastet kur hasin rezistencë apo pengesa gjatë ushtrimit të detyrës.

Po ashtu, bashkëpunimi do të përfshijë trajnime të përbashkëta, shkëmbim ekspertize dhe unifikim të praktikave të punës, me synim rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e transparencës ndaj publikut.

Njoftimi i plotë:

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Përgjithshëm “Për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të koordinuar për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje, krimeve mjedisore, punës së paligjshme dhe shkeljeve në tregun e punës, si dhe për rritjen e sigurisë ushqimore, barnave dhe pajisjeve mjekësore”.

Me qëllim vendosjen dhe zhvillimin e një bashkërendimi të qëndrueshëm, efektiv dhe të strukturuar mes palëve, në funksion të mbrojtjes së interesit publik, si dhe parandalimit dhe goditjes së kriminalitetit në fushat e përgjegjësisë së secilit institucion, paraditen e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Përgjithshëm.

Përfaqësuesit e të dyja institucioneve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita dhe Kryeinspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula vlerësuan se kjo marrëveshje përfaqëson një angazhim të përbashkët për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe për rritjen e besimit të publikut, nëpërmjet një bashkëpunimi më të ngushtë dhe më të qëndrueshëm.

Drejtori i Përgjithshëm theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të mbështetur Inspektoratin, në nivel qendror dhe lokal, si dhe çdo institucion tjetër, me qëllim zbatimin e ligjit dhe rritjen e sigurisë së jetës për qytetarët.

Ndërkaq, z. Sula vuri theksin te rëndësia e nënshkrimit të marrëveshjes, e cila ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në funksion të garantimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi, forcimit të shtetit të së drejtës, mbrojtjes së interesit publik, si dhe parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit në fushat me interes të përbashkët.

Fokusi i kësaj marrëveshjeje do të jetë veçanërisht mbështetja e inspektimeve të strukturave të Inspektoratit të Përgjithshëm, inspektorateve qendrore dhe vendore, si dhe strukturave të tjera inspektuese, në sektorë me risk të lartë, si: ndërtimet pa leje, krimet mjedisore, siguria ushqimore, barnat dhe pajisjet mjekësore, puna e paligjshme dhe shkeljet në tregun e punës, duke garantuar ndërhyrje të koordinuar dhe efektive gjatë ushtrimit të detyrës, në rastet e rezistencës fizike, pengimit në kryerjen e detyrave apo për mbrojtjen e personelit, nga subjektet e proceduar të inspektimit apo individë të ndryshëm.

Gjithashtu, marrëveshja synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve të përbashkëta, shkëmbimit të ekspertizës dhe unifikimit të praktikave të punës, si dhe informimin e publikut, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe respektimin e konfidencialitetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.