E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Tropojës ndalon 7 protestues që kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së bitumit
Uncategorized

Policia e Tropojës ndalon 7 protestues që kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së bitumit

Banorët e Fierzës në Tropojë janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar nacional Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri, ku për pasojë policia ka ndaluar 7 prej tyre.

Mësohet se mes të ndaluarve është edhe pronari i një resorti i cili i është bashkuar protestës së banorëve të cilët kërkojnë ndërprerjen e punës në guroret si edhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.

Capture

Shkak për tubimin e banorëve është bërë pasi këta të fundit pretendojnë se këto subjekte po shkatërrojnë Bjeshkët dhe turizmin malor, ndaj dhe kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe punimet të ndalojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.