Policia indiane vë nën hetim Alabbarin për mashtrime
Sipas lajmit të bërë publik nga mediat indiane, krimi ekonomik i këtij vendi po heton kundër Emaar India Ltd dhe drejtorëve të saj për projektin e shtëpive Palm Garden në qytetin e Gurgramit. Muhammed Alabbar, pronari i kompanisë Eagle Hills, është thirrur nga policia indiane për të marrë në pyetje në lidhje me një çështje mashtrimi që lidhet me një projekt të kompanisë Emaar në Indi. Kompania Emaar India Ltd dhe drejtuesit e saj po hetohen për akuzat e mashtrimit në projektin e shtëpive Palm Garden në qytetin e Gurgramit. Hetimi u nis pas denoncimit të një qytetari indian që kishte prenotuar blerjen e një shtëpie në kompleksin e Emaar.
Kompania Emaar ka deklaruar se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet ligjzbatuese dhe po ndjek procesin ligjor në lidhje me këtë çështje. Ata thonë se hetimi lidhet me një çështje civile, të nisur pas akuzave të disa qytetarëve kundër bankave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



