Policia Spanjolle godet shtëpitë e barit të shqiptarëve
Grupi i shqiptarëve që merreshin me shpërndarjen dhe kultivimin e marjuanës kapen nga policia spanjolle , vendodhja në Tarragonë dhe Girona. Në pranga kanë përfunduar 11 persona. Hetimi në lidhje me këtë grup i filloi në fund të vitit 2021 dhe në Janar të këtij viti u bë i mundur arrestimi i dy personave përgjegjës për një plantacion në një shtëpi në Castellbisbal me 1264 bimë dhe 32 kilogramë kanabis të gatshëm për t’u shitur në tregun e narkotikëve.
Ndërsa në maj u ndërhy në një shtëpi tjetër në Caldes de Malavella , ku u gjetën 122 bimë dhe 76 kilogramë kanabis por edhe shtatë persona, të cilët u arrestuan si përgjegjës për plantacionin.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



