E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pompeo: SHBA do t’i tërheqë trupat nga Siria
Bota

Pompeo: SHBA do t’i tërheqë trupat nga Siria

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se tërheqja e trupave amerikane nga Siria, e shpallur nga presidenti Donald Trump, muajin e kaluar, do të ndodhë, pavarësisht kritikave.

“Vendimi i presidentit Trump për të tërhequr trupat tona është marrë. Do ta bëjmë”, tha Pompeo në një konferencë për media në Kajro, së bashku me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry.

Pompeo është në Egjipt në ndalesën e fundit të një turneu në Lindjen e Mesme, i cili ka për qëllim të sigurojë partnerët arabë se Uashingtoni nuk do t’i braktisë, shkruan REL.

Pompeo po ashtu tha se Uashingtoni do të vazhdojë të përfundojë luftën kundër grupit militant Shteti Islamik, duke shtuar se SHBA-ja do të mbetet partnere e palëkundur në Lindjen e Mesme. Ai arriti në Egjipt të enjten, pas vizitave në Jordani dhe Irak. Nga Egjipti, Pompeo do të vazhdojë për në shtetet e Gjirit Arab.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.