Popull që dehet me batuta elektorale
Sonila Meco
Sot nuk ka debat ideologjik, sot nuk ka bilanc, sot nuk diskutohet kush e shndërroi Shqipërinë në kryeqendrën e kanabisit, sot nuk merret kush me efikasitetin e koncensioneve në shëndetësi, me produktin e reformës arsimore, me korrupsionin dhe administratën e militantëve, sot nuk përgjigjet askush si u përdor paraja e secilit nga ne, për të rilindur qytetet, për të përcëlluar palmat autostradave.
Sot, nuk përllogaritet sa investitorë të huaj i janë larguar këtij vendi, sa ka arritur kostoja e gjyqeve të humbura nëpër gjykata ndërkombëtare nga veprime arbitrare. Sot nuk analizohet pabarazia që ka marrë pamjen e betonit në rrokaqiej, sot nuk shpjegon askush, pse jemi më pak konkurrentë në rajon dhe ku ndodhet ekonomia.
Sot faturat e çdo fasade kanë vlerat e marra nga xhepat tanë, taksat që ne paguajmë.
Andaj nëse shmangim pyetjet thelbësore se ku shkon djersa e çdo shqiptari, atëherë ajo do vijojë të rrjedhë vetëm për një grusht prej tyre.
Gëzuar paratë që na marrin e i (sh)përdorin pa na pyetur!
Ndërkohë cila qe batuta e ditës?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



