E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Portieri Berisha: Kualifikimi para 8 vitesh ishte më i vështirë, ky është më i bukur
Lajme

Portieri Berisha: Kualifikimi para 8 vitesh ishte më i vështirë, ky është më i bukur

Portieri Etrit Berisha ishte vendimtar edhe në barazimin në Moldavi, ku një pritje e tij vlejti sa një gol për kuqezinjtë. Në një prononcim pas ndeshjes për “SuperSport” portieri Berisha pohoi se kualifikimi i parë në 2016-ën ka qenë më i vështirë, ndërsa arritja aktuale më e bukur

Me siguri që po. Gjithmonë ambiciet tona kanë qenë që të kualifikohemi Kemi pasur një grup fantastik. Tani na kanë ecur shumë mirë edhe ndeshjet dhe do të mundohemi të mbajmë maksimumin. Rrugëtimi ynë vetëm sa ka filluar dhe duhet të mendojmë për Europianin.

Cili ka qenë rrugëtimi më i vështirë për t’u arritur, ku i 2024-ës, apo i pari në 2016-ën?

Me siguri sigurimi i kualifikimit të parë në Europian ka qenë më i vështirë, pasi kishim disa ekipe shumë të vështira dhe për të shënuar gol ishte shumë më e mundimshme. Kurse tani ishte më e thjeshtë, pasi kishim disa lojtarë  që individualisht bëjnë diferencën  Pastaj ekipi mori zemër edhe më shumë dhe ishte disi më e thjeshtë duke e siguruar kualifikimin një ndeshje para fundit. Kjo do të thotë që ishte më e bukur.

Vjet patëm pikën më të ulët me Kombëtaren, ndërsa tani kemi pikën më të lartë të kuqezinjve. Cili është sekreti sipas teje?

Sekreti mbi të gjitha është grupi. Kemi një grup që ka besuar shumë dhe kemi individë dhe lojtarë cilësor, të cilët mund të bëjnë diferencën. Patjetër kemi edhe një trajner që ka ditur ta menaxhojë shumë mirë grupin. Çdo lojtar ndihet i rëndësishëm . Çdo lojtar që futet në lojë është i sigurt për të bërë diferencën dhe kur kemi qenë në vështirësi ata që kanë hyrë kanë ndryshuar edhe rezultatin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.