Prangoset Henri Gjapi që akuzohet për vdekjen e 46-vjeçarit në ish-Bllok
Është arrestuar mëngjesin e sotëm 26-vjeçari Henri Gjapi. I riu u kap në Rinas teksa po tentohej të kthehej në Shqipëri. Ai akuzohet për vrasjen e një 46-vjeçari në Bllok.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet Gjapi ndodhi më 31 Mars në zonën e ish-Bllokut. Ai u konfliktua me 46-vjeçarin Gentian Talja. Sherri mes tyre ndodhi në orët e para të mëngjesit pasi kishin dalë të dy nga lokale të ndryshme dhe ishin në gjendje të dehur.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia””, njofton policia.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


