E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Begaj: I tronditur! Shqipëria në krah të popullit grek
Bota

Presidenti Begaj: I tronditur! Shqipëria në krah të popullit grek

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së trenit të mallrave me atë të pasagjerëve, humbën jetën 38 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Begaj shpreh ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave ndërsa shprehet se Shqipëria qëndron krah popullit grek në këto momente të vështira.

“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”, shkruan Begaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.