Presidenti do jete i pashëm…
Presidenti do jetë i pashem…
Por publiku ende ska parë gjë ende.
Ky është një Turp!
Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së një vendi antar i NATOS u zhvillua sot në Kuvend dhe publiku akoma nuk di kush është, kush janë, kandidatët për President të vendit te vet, Nuk di kush është Qytetari i Parë i vendit! Edhe personave me rrezikshmëri të lartë shoqerore, u publikohet emri.
Turpi vazhdon…
Jo vetëm emri nuk dihet por nuk merr kërkush guximin të vërë as kandidaturën se e sheh procesin si një farsë!
Raundi i dytë është nesër.
Emer ende nuk ka. Sot mësuam vetëm se do jetë i pashëm. Po qeros do te jetë?
Turpi vazhdon…
P.s. Jo për gjë por Prof. Erion Kristo u lodh një javë për kete parullën lart, megjithëse e dinte se Presidenti do të ishte një Pazarllëk po jo që të mungonte dhëndërri dhe nusja fare ….
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



