E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe bashkëshortja Melania dalin pozitivë me Covid-19
Bota

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe bashkëshortja Melania dalin pozitivë me Covid-19

Donald dhe Melania Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Lajmin e jep vetë presidenti Trump, i cili para pak minutash në twitter ka shkruar se pasi i janë nënshtruar testit me tampon, ai dhe Melania kanë dalë pozitivë dhe janë izoluar. “Sonte, Melania dhe unë dolëm pozitivë për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rikuperimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë BASHK”, shkruan Trump.

Ka qenë këshilltarja e lartë e Trump ajo që ka shfaqur fillimisht shenja dhe pasi ka bërë tampon është konfirmuar pozitive për Covid-19. Menjëherë çifti presidencial janë karantinuar dhe kanë bërë tamponin, i cili gjithashtu i ka konfirmuar pozitivë.

“Hope Hicks, e cila ka punuar kaq shumë pa bërë asnjë pushim të vogël, sapo ka dalë pozitive për Covid-19. E tmerrshme! Zonja e Parë dhe unë jemi duke pritur për rezultatet e testit tonë. Në ndërkohë, ne do të fillojmë procesin tonë të karantinës , “shkroi Trump më herët në Tëitter, teksa priste rezultatet e testit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.