E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti serb Vuçiç:” Mund të më vrisni” por nuk e njoh Kosovën
Bota

Presidenti serb Vuçiç:” Mund të më vrisni” por nuk e njoh Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përsëritur sërish tashmë qëndrimin e njohur prej kohësh se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Ai i është drejtuar faktorit ndërkombëtar duke thënë se nuk të mund ta detyrojnë ta bëjnë këtë gjë..

Një dite para mberritjes ne Tirane ai ka folur për mediat në Beograd.

“Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëjë atë. Më goditni, por unë s’do ta bëjë. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, ka deklaruar Vuçiç, shkruan “Tanjug“

Ai ka thënë se nuk ka mundur që të gjejë zgjidhjen për Kosovën, pasi siç është shprehur “secili u çmend”.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia nuk arritën asnjë marrëveshje në Samitin e Brukselit, ndërsa më 1 korrik do të mbahet takimi i radhës në Paris, ku nikoqir sërish do jetë presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ndryshe presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se shpreson që do arrihet një marrëveshje në Samitin e Parisit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.