Presidentja e KE zgjedh komisionerët
“Uroj qe Shqiperia te perfitoje nga qasja e re per zgjerimin e BE me Ballkanin Perendimor”.
Me kete mesazh ish-deputeti i PD-se, Genc Pollo, uron ekipin e komisionereve dhe Presidenten e nominuar te Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Mesazhi i Pollos
Presidentja e nominuar e Komisionit Europian Ursula von der Leyen prezantoi sot komisionerët e saj përfshi edhe Komisionerin për Zgjerimin László Trócsányi.
Duke i uruar me gjithë zemër një mandat pesëvjçar të suksesshëm shpresoj shumë se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor do të avancojë me realizëm e me një rol proaktiv të Komisionit për sfidat e shtetit ligjor duke marrë parasysh edhe përvojën e problemet e viteve të fundit. Shqipëria do të përfitonte shumë nga kjo qasje e re. GP
***
Lista e Ursula von der Leyen përmban 13 gra, përfshirë vetë atë dhe 14 burra. Barazia gjinore ishte një nga prioritetet e saj kryesore. Komisioni ka këtë herë, për shkak të Brexit-it, një karrige më pak se Komisioni i mëparshëm.
DW raportonte kete mengjes se “Von der Leyen planifikon që Komisioni i ardhshëm i BE-së të ketë më shumë femra se kurrë më parë: përveç saj, në të do të përfaqësohen dymbëdhjetë femra dhe katërmbëdhjetë meshkuj. Objektivin që kishte, që Komisioni Evropian të përbëhet nga 50 përqind femra, ajo nuk e arriti për pak’.
Sidoqoftë, Komisioni i ri është një hap i qartë përpara përballë Komisionit që po largohet, i cili përbëhej nga nëntë femra dhe 19 meshkuj.
Për shkak të largimit të planifikuar të Britanisë së Madhe nga BE më 31 tetor, Mbretëria e Bashkuar nuk përfaqësohet më në Komisionin e ri. Komisioni i ri do të fillojë punën e tij në 1 nëntor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





