E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PROFIL/ Kush është Kyriakos Mitsotakis, ish-bankieri me politikën në gjak
Bota

PROFIL/ Kush është Kyriakos Mitsotakis, ish-bankieri me politikën në gjak

Kyriakos Mitsotakis e ka politikën në “gjak”. I biri i Konstantinos Mitsotakis, kryeministrit të Greqisë në fillim të viteve ’90 dhe vëllai i Dora Bakojanis, e cila ka shërbyer si kryebashkiake e Athinës dhe ministre e jashtme, ka fituar besimin e qytetarëve grek për të udhëhequr vendin për 4 vitet e ardhshme.

Mitsotakis, i cili është përballur me akuza për nepotizëm, ka lëvruar një besim të ri. Kozmopolitani ish-bankier ka bërë një fushatë të palodhur, duke përveshur llërët e këmishave të bardha të tij dhe ka përshkuar vendin pëllëmbë më pëllëmbë për të dëgjuar problemet e grekëve të zakonshëm. Në një komb që ka vuajtur si rrallëkush pasojat e krizës financiare të Europës, Mitsotakis është përqendruar në programin e tij elektoral kryesisht në përtëritjen ekonomike, duke premtuar uljen e taksave, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Një ish- bankier, që është marrë me politikë dhe ka mbajtur më herët postin e ministrit të jashtëm, ka pasur pikën e fortë në programin e tij elektoral rimëkëmbjen e ekonomisë greke, duke premtuar uljen e taksave, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Me deklarata se do të jetë kryeministër i të gjithë Greqisë, ai ka bindur qytetarët t’i besojnë, duke marrë një fitore më të lartë nga sa ishin pritshmërisë, mbi 151 vende të nevojshme në parlament, çka do të thotë se do të qeverisë i vetëm, pa pasur nevojë për të bërë koalicion me asnjë parti tjetër.

“Ai është një orator i zoti, i përmbajtur dhe me shumë vetëbësim”, e përshkruan Mitsotakisin, analisti politik, Aris Hatzis.

Rezultatet e zgjedhjeve të sotme:

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.