E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Projekti i Unazës së Re/ Shehaj: Kompania del parking, e krijuar dy muaj para projektit
Sot

Projekti i Unazës së Re/ Shehaj: Kompania del parking, e krijuar dy muaj para projektit

Deputeti i Partisë Demoktratike, Agron Shehaj, ka reaguar menjëherë pas zbulimit të megaskandalit në emisionin ‘Të Pakespozuarit’ në News 24, lidhur me kompaninë Dunwll Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, të ftuarit kanë bërë analizën e tyre.

Gazetari Andi Bushati tha se pyetja se “ a kemi të bëjmë me një vjedhje apo jo ekziston prej dy muajsh”Ai u shpreh se “jo vetëm kemi të bëjmë me një vjedhje, por duam të dimë se ku do përfundojnë këto para”.“Prej dy muajsh, që kur banorët janë ngritur në protestë, kemi ngritur një pikëpyetje, kemi apo jo vjedhje që në 2.2 km rrugë harxhohen 40 mln euro.

Jo vetëm kemi të bëjmë me një vjedhje, por duhet menduar se ku po përfundojnë këto lekët e grabitura. Sot kemi gjënë e prekshme që ja ku do shkojnë këto para,” tha Bushati.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, tha se kishte bërë hetime në lidhje me kompaninë që kishte marrë tenderin

“Kur ti dëgjon që një nga kompanitë që ka fituar tenderin është një nga kompani është offshore, duhet parë kush është ky. Koncesionet i kanë fituar të gjithë oligarkë shqiptarë, s’ka fare të huaj në këto 5 vite. Rama ndan pushtetin. Flitet për kompani, që nuk ekzistojnë fare. Shof në Google Maps, kompania më del në një parking. Kontrolloj t’i vërtetoj, kërkoj informacione, dhe shumë thjeshtë dhe më del që kjo kompani është krijuar në vitin 2018,” tha Shehaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.