E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurime perverse, per tava dheu dhe byftek
Sot

Prokurime perverse, per tava dheu dhe byftek

Klodian Tomorri

Duhet nje vendim qeverie ose urdher i Ministrise se Financave te ndaloje drekat dhe darkat per festat qe institucionet publike prokurojne me parate e qytetareve.

Nese shikon buletin e prokurimeve 50 per qind e procedurave te ketij muaji jane blerje, dreke dhe darke per festat e fundvitit.

Jane fatura 3 milioneshe, 5 milioneshe qe te festojne punonjesit e institucioneve me leket e qytetareve. Do hane dhe do pijne me leket e taksave.

Ku eshte parashikuar kjo? Ne cilin ligj? E kane ne kontraten e punes? Ku?

Nese duan te festojne si staf nuk i pengon askush. Por ta bejne me leket e tyre. Te vene leke te gjithe dhe te festojne jo nje nate, por 7 nete rresht po te duan. Por jo me leket e te tjereve. Ato para, aq sa jane te shkojne per spitalet, shkollat ose uljen e borxhit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.