E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria belge kërkon ekstradimin e ish-Presidentit të Katalunjës
Bota

Prokuroria belge kërkon ekstradimin e ish-Presidentit të Katalunjës

Është zhvilluar me dyer të mbyllura seanca dëgjimore në gjykatën belge, ndaj ish-Presidentit të Katalonjës, Carles Puidgemont, dhe 4 ish-ministrave të qeverisë së tij.

Në këtë seancë, prokurorët e çështjes kanë kërkuar ekstradimin e ish-Presidentit dhe 4 ish-ministrave në Spanjë, në mënyrë që të përballen me akuzat në lidhje me pavarësinë e Katalonjës.

Kujtojmë se Spanja ka lëshuar një urdhër arresti evropian për Puidgemot dhe 4 ish-ministrat e tij, ndërsa ata kundërshtuan këtë me arsyen se ndaj tyre nuk do të bëhej gjykim i drejtë.

“Seanca e sotme dëgjimore në Bruksel u zhvillua me dyer të mbyllura.

Pritet që të dyja palët të apelojnë vendimin e gjykatës nëse ai bie në kundështim me interesat e tyre. Sipas ministrit të Drejtësisë belge çështja mund të zvarritet deri në tre muaj”,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.