Prokuroria e Durrësit sekuestron të gjithë dokumentacionin e kompanisë KURUM
Prokuroria e Durrësit zbarkon pranë kompanisë Kurum ne Elbasan per të sekuestruar të gjithë dokumentacionin në kuadër të hetimit qe po kryen per eksportin e 102 kontejnerëve mbetjeve nga kompania Sokolaj shpk drejt Tajlandës që dyshohen të jetë toksike. Dy oficerë gjyqësore do të marrin cdo kontratë, marrëveshje, fatura, autorizim, regjistra, libra shitje, që lidhen me shitje për eksport oksid hekuri në sasinë prej 2816300 kg kompanisë Sokolaj, që më pas ëjstë ekspertuar drejt Tajlandës.
Po ashtu prokuroria kërkon të gjitë dokumentacuonin që Kurum disponon per shitjen shoqerisë Sokolaj shpk apo subjektev3 të tjera të mbetjes hi zinku.
Dokumentat do kerkohen përgjatë periudhës 2020-2024.
Për momentin prokurorët e ngarkuar me këtë çështje janë duke mbledh materialet e nevojshme për të hedhur më shumë drtië mbi dyshimet për transportin e lëndëve helmuese të prodhurara nga KURUM, transportuar nga Sokolaj shpk dhe që për momentin po lundrojnë në anijet e kompanisë Maersk drejt Shqipërisë. Javën e ardhshme pritet që të merren sërish në pyetje administratorët e kompanisë Sokolaj shpk, ata të KURUM dhe autoritetet e doganave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



