E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria nuk mund të heshtë kur një deputet shantazhohet me materiale të fallsifikuara
Sot

Prokuroria nuk mund të heshtë kur një deputet shantazhohet me materiale të fallsifikuara

Klodian Tomorri

Ka dhe nje perle tjeter kjo fatura e Putinit per Moniken. Me numrin 1 e qarkuar me blu data e nisjes se parave, pra 23 maj 2017.

Me numrin 2, value date ose data e mberritjes se parave, 22 maj 2017. Pra Putini i ka nisur leket sot nga ishujt Cayman, por Monikes i erdhen ne llogari dje.

Ne asnje fature bankare data e nisjes se parave nuk mund te jete kurre me vone se data e mberritjes se parave. Ne rastin me te mire mund te jete e njejta date, kur transferta vjen nga vende qe kane ndryshime te medha te ores. Por kurre dhe kurre data e mberritjes se parave s’mund te jete para dates se nisjes.

Keto faturat kane kercitje shume te medha. Banke qe nuk ekziston, data qe nuk perkojne etj etj. Dhe nese eshte ashtu sic duket, qe keto jane fatura te falsifikuara ketu po hapet nje precedent shume i rrezikshem, ku mund te sulmohet kushdo me letra anonime te falsifikuar.

Me shume gjasa ketu jemi para rastit kur shantazhohet nje deputet me materiale te falsifikuara cka perben nje veper shume te rende penale. Dhe prokuroria nuk mund te heshte me asnje sekonde per kete pune. Duhet te hapen menjehere hetimet dhe ta sqaroje jane te verteta apo te falsifikuara. Nuk ka dhe shume pune ne kete rast se ketu duket sheshit. Por pas dhenies se pergjigjes zyrtare, pastaj kush ka pergjegjesi duhet te pergjigjet para ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.