Protesta/ Blushi: DumDumani ose të arrestojë Erion Veliajn, ose të hyjë vetë në burg
Tedi Blushi deklaroi në protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës se ata nuk do i ndalin protestat deri në arrestimin e Erion Veliajt.
“Çdo ditë që Erion Veliaj qëndron në këtë detyrë, ai vazhdon e vjedh.
Një mesazh kam për kreun e SPAK, Altin DumDumanin, ose arresto Erion Veliajn ose vërja vetë prangat vetes dhe hyr në vend të këtij hajduti në burg se po dëshmon se je partner në krim me këtë monstër që çdo ditë vazhdon e vjedh dhe abuzon me taksat e shqiptarëve.
Nuk ke për të gëzuar asnjë qindarkë sepse ne nuk do tërhiqemi se kjo është një betejë pa kthim.
Kjo betejë do përfundojë në ditën kur ti do merresh për zverku për t’u çuar aty te qelia ku e ke vendin.
Ti je Erion Qelia dhe fundi yt është i vendosur,” tha Blushi.

Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, në fjalën e tij në protestën përpara Bashkisë së Tiranës tha se kryeqyteti shqiptar sot është tepër i ndotur.
Balliu tha se Tirana është qyteti i pushtetarëve dhe jo i qytetarëve. Ai shtoi se kryebashkiaku Veliaj është kryehajduti i aferave korruptive.
Klevis Balliu: Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë. Janë paguar miliona euro dhe plehrat janë sërish në rrugët e Tiranës. Këta janë gati të arrestojnë të gjithë Shqipërinë, vetëm Rama e Veliaj mos të preken. Në Shqipëri ka nevojë për drejtësi të vërtetë. Ka taksë për infrastrukturën rrugore, por Astiri dhe zona të tjera janë pa shkollë.
Ku shkojnë këta para? Thuhet se nuk ka shkelje. Drejtësinë mund ta sjellë vetëm populli. Ky nuk është qytet i qytetarëve, por i pushtetarëve. Drejtorët janë në burg me urdhër të Veliajt. Ky është arkitekti i 5D, arkitekti i inceneratorëve, ky është kryehajduti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



