Protesta kundër Ballkanit të Hapur, nis protesta e thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrisë
Turma e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur para Kryeministrisë për të protestuar kundër projektit të Ballkanit të Hapur.
Po mbahet në këto momente protesta e parë kombëtare kundër vizitës së presidentit serb Aleksander Vuçiç në Shqipëri dhe kundër aferës së inceneratorëve.
(16:25) Sali Berisha tërheq protestuesit nga selia blu, turma marshon në drejtim të Kryeministrisë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka tërhequr protestuesit nga selia blu dhe është tashmë duke i prirë turmës që po marshon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë.
Aty do të mbahet protesta e parë kombëtare kundër, ardhjes së Aleksander Vuçiç, Ballkanit të Hapur dhe aferës së inceneratorëve.
Disa nga protestuesit brohorasin: “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, apo “Rama ik!”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



