E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi/Protesta të dhunëshme jashtë parlamentit
Bota

Greqi/Protesta të dhunëshme jashtë parlamentit

Ka degjeneruar në akte dhune protesta e mbrëmjes jashtë parlamentit grek, në kohën që brenda ndërtesës vazhdonin debatet për miratimin e Marrëveshjes së Prespës.

Një grup prej rreth 100 personash, hodhën gurë dhe fishekzjarre kundër forcave të policise, të cilat u përgjigjen me granata shpërthyese dhe gaz lotsjellës.

Në vazhdim dhjetëra policë zbritën në sheshin Sindagma dhe duke përdorur shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës, shpërndanë turmën e protestuesve duke e ndjekur atë nëpër rrugicat e qendrës së kryeqytetit helen.

Prej përleshjeve, disa persona morën plagë dhe u dërguan në spital, ndersa forcat e rendit ndaluan 4 protestues.

Brenda godines se parlamentit, qeveria dhe opozita vazhduan përballjen politike, me akuza të rënda që arrinin deri në ato të tradhtisë ndaj vendit.

Kreu i Grekët e Pavarur dhe deri pak ditë më parë partneri në qeveri, Panos Kamenos, akuzoi Syriza-n për komplot institucional, që ka synim shëerbërjen e partisë së tij, ndërsa kryeministri Tsipras  akuzoi opozitën se ka nxitur grupet ekstremiste të kercenojne deputetët e shumicës duke iu ushtruar atyre presion jashte banesave, me pankarta në të cilat ata akuzohen si tradhtarë të vendit.

Më herët gjatë mbrëmjes, grupe ekstremiste dëmtuan me gurë  banesat e të paktën 3 deputetëve të Syrizas.

Protestat do të vazhdojnë sërish paraditen e së premtes, në kohën që parlamenti do të votojë pro ose kundër Marrëveshjes së Prespës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.