E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestat në Francë/ Qytetarët ‘zbrazin’ dyqanin e armëve në Marseille
Bota

Protestat në Francë/ Qytetarët ‘zbrazin’ dyqanin e armëve në Marseille

Mediat franceze shkruajnë se disa armë janë vjedhur mbrëmë nga një dyqan armësh, në protestat që kanë përfshirë vendin, pas vrasjes nga policia të një 17-vjeçari në Paris. Në Marsille dje ishte një nga netët më të dhunshme teksa thuhet se dyqani i armëve u zbraz nga protestuesit.

Një person është arrestuar me një pushkë ‘shotgun’ të vjedhur aty, ndërsa raportohej se sulmuesit nuk kishin arritur të merrnin municione për armët e tyre. Policia ka njoftuar se të paktën 100 persona u arrestuan.

Ashtu si në qytete të tjera të rinj të maskuar thyen dyqanet në qendër të qytetit dhe dogjën makina të parkuara.

Kryebashkiaku Benoit Payan tha se i ka kërkuar qeverisë të dërgojë forca policie shtesë për të përballuar dhunën e protestuesve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.