Provokuese?! Kritikohet statuja e sirenës në Itali.
Konsiderohet shumë provokuese dhe aspak e këndshme për banorët e Pulia-s në Itali statuja e një sirene. Ka shkaktuar goxha bujë në media.
Vepra artistike, e cila ende nuk është përuruar zyrtarisht, u bë objekt talljeje dhe fotot e bëra gjatë instalimit të saj u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale.
Duket si një sirenë me gjoks silikoni dhe, mbi të gjitha, me prapanicë që nuk e kam parë më parë te ndonjë sirenë,” tha dikush.
Adolfo Marciano, drejtuesi i shkollës së artit Luigi Rosso, e mbrojti statujën, duke thënë se ishte një “homazh për shumicën e grave që janë të kolme”.
Marciano tha se nuk donte të gjykonte mbi frymëzimin e studentëve, por ai e shihte veprën “si një përfaqësim të realitetit, në këtë rast të trupit femëror”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



