E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS-PD gati të fusin duart te Kushtetuta
Lajme

PS-PD gati të fusin duart te Kushtetuta

Një ditë pasi kryedemokrati Sali Berisha hodhi idenë e ndryshimeve kushtetuese për krijimin e Senatit, ka ardhur reagimi i socialistëve. Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, tha se propozimi mund të diskutohet në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke e paraqitur si një tjetër rund tregëtie politike ku secili do të shohë sa kolltuk mund të marrë.

“Apeli im është që edhe kolegët e opozitës ta votojnë rezolutën, për të treguar se drejtësia nuk është e mirë kur ngre akuza ndaj opozitarit, por është e mirë kur ngre akuza ndaj maxhorancës. Mes partisë dhe Shqipërisë, të zgjedhin Shqipërinë,” tha Balla, duke lënë të kuptohet se nga zgjedhja e Senatit e deri tek reforma zgjedhore, gjithçka duket si një lojë pazari mes palëve.

Balla gjithashtu theksoi se zgjedhjet e 11 majit janë vlerësuar nga OSBE/ODHIR si profesionale, dhe se çdo ankesë duhet të adresohet për të hapur rrugën për tregëtinë e kolltukëve për zgjedhjet vendore (2027), parlamentare (2029) dhe për Parlamentin Europian.

Berisha: Senati, dy dhoma dhe pakësojmë deputetët

Dje, Sali Berisha ka zbutur tonet e tij dhe ka lënë mënjanë “revolucionin” për t’u ulur në tavolinë me Edi Ramën, këtë herë jo për protesta, por për të vendosur sa kolltuk dhe si do të ndahen në Kuvend.

Berisha mbështet idenë për dy dhoma, Senatin dhe Parlamentin, duke pranuar pakësimin e numrit të deputetëve. Megjithatë, nuk pranon të preket ndarja e bashkive, që mbetet “i paprekshëm në tregtinë e kolltukëve”.

“Jam dakord, nëse Senati nuk është bllokues, por frenues. Shqipëria, nëse ngre Senatin, duhet të pakësojë numrin e deputetëve. Për zvogëlimin e bashkive nuk jemi dakord,” tha Berisha, duke treguar se pazari nuk prek gjithçka, vetëm ato që mund të ndahet lehtësisht.

Opozita tashmë ka rënë dakord me mazhorancën për reformën zgjedhore, dhe me këtë ritëm, ndryshimet kushtetuese duket se janë një tjetër rund negociatash për kolltukët. Në fund, Berisha deklaroi se është gati të ulet për të përcaktuar Senatin, duke lënë pas “përmbysjen e regjimit” dhe duke hyrë në pazarin e radhës për ndarjen e kolltukëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.