E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Erion Veliaj e dërgon djalin e tij  në privat, duke paguar me shumë se 6 mijë euro ?!
Sot

Pse Erion Veliaj e dërgon djalin e tij në privat, duke paguar me shumë se 6 mijë euro ?!

Erion Veliaj thotë se një nga punët më të mëdha që ai ka bërë në këto vite që ka drejtuar Tiranën është krijimi i shumë shkollave dhe kopshteve cilësore. Sipas tij, falë punës së bërë, në çdo lagje ka shkolla dhe kopshte të mira, por vetë ai, djalin e tij, nuk e çon në asnjë institucion arsimor shtetëror.

Ai ka zgjedhur që fëmija i tij të shkojë në një kopësht privat ku tarifa është më shumë se 6 mijë euro në vit. Bëhet fjalë për ‘Montessori Tirana’ që ndodhet pranë liqenit të thatë, aty ku me shumë mundësi shkojnë edhe shumë fëmijë të personave të shtresës së lalit, pra oligarkë, që funksionojnë me qoka.

Siç edhe thamë tarifa vjetore është 6100 euro, por nëse ka të përfshirë transportin shkon edhe më shumë. Megjithatë, për Lali Lekun, kaq para nuk janë asgjë, madje është një përqindje e ulët, nëse firmos një leje ndërtimi.

Por kaq para janë goxha për shumë familje shqiptare, që jetojnë me rroga, në rastin më të mirë, mesatare në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.