Pse nuk flet pronari i Fusha shpk për projektin?!
Apo Ka ndihmuar Ramën me letra, meqë i mungon një firmë ndërtimi kryeministrit
Neritan Sejamini
Në historinë e teatrit ka një mungesë të madhe, por që flet aq shumë.
Të gjitha kanë folur, ka folur kryeministri, kryebashkiaku, ministrat, deputetët, drejtorët, arkitketi, por nuk ka folur aktori më i rëndësishëm dhe ai që kontribon dhe rrezikon më shumë nga të gjithë, Fusha shpk.
Mendja ta do që ata që kanë harxhuar aq shumë për projektin dhe që do bëjnë një investim gjigand, duhet ta kishin thënë qoftë edhe një fjalë të vetme për të mbrojtur projektin apo për të premtuar ndonjë gjë.
Por ata nuk janë ndjerë fare, sikur të mos ekzistonin.
Dhe e vërteta është se ata nuk ekzistojnë—ata thjesht i kanë dhënë letrat Edi Ramës që t’i përdorë, meqë vetë Rama nuk ka akoma një kompani ndërtimi në emër të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




