Pse Opozita Reale duhet të kallëzojë penalisht KQZ, për z. Blushi dhe z. Patozi?
Pse Opozita Reale (jo ajo Fake që ka krijuar Kryeministri) duhet të bëjë kallzim penal për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, për z. Blushi dhe z. Patozi.
Më datë 23 Prill ora 24.00 përfundoi afati për rregjisteimin në zgjedhjet vendore te partive politike.
Në këtë kuader, nga media të ndryshme brënda dhe përballë Pozitës, u publikua lista e partive politike ku, ndêr të tjera vura re dhe partinè LIBRA dhe Bindja Demokratike.
Duke qënë se secila ka shkelje të rënda ligjore në aspektin formal dhe proçedurial të rregjistrimit, edhe unë, po Jua paraqes veçmas.
1. Për LIBRA:
Sipas vendimit Nr.9572 datë 25.11.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Kryetar z. Blushi dhe organet respektive drejtuese i këtij subjekti dhe Administratore (Financiere) znj. Kalaja.
Sipas Statutit dhe Proçes Verbalit të themelimit të LIBRA, të gjithë organet drejtuese kishin mandat 1 VJEÇAR.
Në Shkurt 2017 Kryetari i LIBRA organizoi zgjedhje farsë të cilat me gjithë prollematikën që krijuan nê parti (për shkak të frymës së përçarjes që Kryetari futi ne parti, në këto zgjedhje morën pjesë mè pak se gjysma e anëtarëve të saj) për mostransparencën dhe manipulimin e rezultatit, nuk u reflektuan në rregjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës.
Edhe disa që u paraqitën, u pushuan nga kjo Gjykate, për nivelin shumë të ulët profesional dhe ligjor.
Për të mos ripërmëndur shkeljet flagrante të statutit dhe drejtimit të LIBRA nga z. Blushi (vetëm gjatë zgjedhjeve të vitiy 2017 LIBRA kishte 3 Administratorë. 1 në rregjistrin e gjykatësi, 1 të emëruar dhe shkarkuar fetëm me fjalë nga Kryetari dhe 1 që luante rolin e Mon Kukaleshit të Kryetarit i cili tërhoqi fondet në KQZ dhe u shpërblye nga Kryetari me post të rëndësishëm te TOP-i) në Janar të vitit 2018 Ky i fundit jep dorëheqjen nga LIBRA dhe përkohesisht nga politika.
Për të mos Ju lodhur me data dhe detaje, pas zgjedhjeve të zhvilluara në vitin 2018, Kryetar i LIBRA zgjidhet z. Tafani.
Po e njèjta Gjykatë në vitin 2019 shpall të pavlefshëm vendimin për zgjedhjen e z. Tafani Kryetar dhe kthimin e palëve në gjëndjen e mëparshme.
Në pamje të parë sipas vendimit të fundit, Kryetar i LIBRA i bie tè jetë pooooooooor, të mos harrojmë se:
Së pari, z. Blushi ka dhënë dorëheqjen dhe,
Se dyti dhe më e rëndësishme, z. Blushi i ka mbaruar MANDATI më 25 Tetor 2018.
Në këto kushte, LIBRA është pa KRYETAR.
Edhe sipas prononcimit në media këto ditë, z. Blushi ka pohuar se ka dhënë doreheqjen, nuk ka bërë kërkesë për rregjistrim në zgjedhje dhe se për këtë, ka AUTORIZUAR Administratoren e LIBRA.
Tani lind pyetja:
A i ka z. Blushi TAGRAT për të autorizuar Administratorin e LIBRA për të rregjistruar partinë në KQZ-në?
A mund të delegosh një të drejtë që nuk e ke?
Mangësia dhe vakumi i theksuar që z. Blushi ka ndaj akteve ligjore të detyrueshme për zbatim dhe arroganca e tejskajshme për të mos marë këshilla nga persona tè kualifikuar, ka bërë që z. Blushi të konsumojë VEPËR PENALE.
2. Për Bindjen Demokratike:
Më datë 23 Prill, kjo parti krahas kërkesës për rregjistrim në Gjykatë, ka bërë kërkesë në KQZ.
Ligji për KQZ-në parashikon se, para sè gjithash, kërkesa për rregjistrim ne KQZ kërkon vendimin e rregjistrimit ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendim i cili është marë sot dhe, sipas akteve ligjore në fuqi vendimi mer formë të prerë 15 ditë pas ditës së nesërme.
Atëhere, pse u rrek të nxitojë z. Patozi, ky Opozitari më i madh i Opozitës duke e rregjistruar partinè për zgjedhje në KQZ kur ligji nuk e lejon dhe përbën vepër penale?
Si mund të kërkosh rregjistrimin në KQZ një forcë politike e cila nuk kishte fituar akoma personalitetin juridik me vendim gjykate?
Atë e di më mirë z. Patozi.
Tani pyetja që do më bëni Ju miqtë e mi tè nderuar është se te kush Prokurori do bëhet kallzimi penal?
Te Prokuroria e Arta Markut?
Këtë do ta lëmë për një analizè tjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



