E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Rama  nuk ka patur dijeni për Sajmir Tahirin?!
Uncategorized

Pse Rama nuk ka patur dijeni për Sajmir Tahirin?!

Çfarë e nxori bllof Ramën në distancimin nga Tahiri?

Edi Rama mbajti sot një fjalim të gjatë edhe për ta “mbrojtur” edhe për ta shitur Tahirin. Por në këtë qëndrim as mish as peshk, vetëm në një gjë ai qe i qartë, i prerë dhe dhe me qëllim të përcaktuar. i gjithë fjamimi i tij para deputetëve kishte si objektiv të theksonte se nëse provohet lidhja e Tahirit me trafikantët, ai si kryeministër nuk ka ditur gjë. Këto ditë mediat e kanë akuzuar Ramën, duke i nxjerrë fjalime me zë dhe figurë se kur plasi skandali i denoncimit të Zaganit, ai krijoi alibi për trafikanët dhe goditi denoncuesin e tyre (shiko shkrimin poshtë). i ndodhur përballë këtyre fakteve të hidhura, ai deklaroi sot:

“kam bërë me mish dhe me shpirt avokatin e Saimir Tahirit pa ma kërkuar ai”. Pra Rama u mundua të justifikohej se nuk ishte një lidhje okulte që e kishte detyruar dy vite me parë të mbronte ministrin, por fakti se ai kryente një detyrë ekstremisht të vështirë. Gjithëashtu akuzës të ngritur pas daljeve të përgjimeve se trafikantët i shpinin Tahirit para për fushatën elekorale, Rama iu përgjigj sot se mbrojtjen e dikurshme e ka bërë “jo në shkëmbim të favoreve”.

Por, historia nuk përfundon këtu. Përpos fakteve kryeministri ka luftuar edhe me perceptimin popullor duke deklaruar: “Ministri perceptohej nga të gjithë, pa të drejtë, si bashkëpunëtori më i ngushtë dhe si i preferuari im”.

Kryeministi është rekur të luftojë jo vetëm kundër imazhit kolektiv të elaboruar në vite nga mediat pro tij, ku Sajmja dhe Edi shfaqeshin të pandarë, por ka shkuar edhe më tej. Ai nuk ka ditur gjë se çfarë ndodhte në ministrinë e Brendëshme kur aty komandonte Tahiri. Ka qenë ky i fundit (sot kur flitet për një rrjet kriminal paralel të ndërtuar për të ndihmuar emigrantët) që ka vendosur vetë Drejtorin e policiosë dhe shefat e qarqeve. “Nuk i ndërhyra asnjëherë në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve. i kam miratuar pa ngurrim kandidaturat që më ka sjellë për policinë.

Nuk e kam pasur kurrë deri ditën kur ka ikur nga detyra e ministrit as numrin e të parit e as të dytit në telefonin tim” ka lexuar sot Rama në fjalim dhe ka shtuar: “Nuk mbaj mend të kem folur në katër vjet me një drejtor policie apo shef komisariati, as kam takuar ndonjë prej tyre, përvec rasteve shumë të rralla në prani të ministrit”.

Dhe pasi e hedh nga duart pataten e nxehtë Tahiri, duke lënë të kuptohet se nëse nëdërkombëtarët kanë fakte dhe prova të reja- vetë ai Rama nuk ka ditur gjë,- kryeministi luan edhe kartën e zhgënjimit. “Do ishte zhgënjimi më i rëndë nëse do të zbuloja se Tahiri nuk është ai që unë njoh, që e kam besuar dhe mbrojtur, por një vemje që turpëron fjalën njeri”.

Dhe nëse provat e ndërkombëtarëve e nxjerrin se Tahiri paskësh qenë “një vemje”, Rama prapë nuk mban përgjegjësi. Ai kujdeset të mos marrë asnjë njollë për vete dhe megjithëse i’a pengoi prokurorisë arrestimin e mbyll fjalimin e tij duke e lënë hapur atë: “komisioni mund të mblidhet përsëri për arrestin nëse prokuroria do të sjellë prova”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.