E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Punë spiraleje, spira spira shkon deri në 2021”, ironia e Aurel Plasarit me opozitën: Më në fund lajmi lumturues…
Sot

“Punë spiraleje, spira spira shkon deri në 2021”, ironia e Aurel Plasarit me opozitën: Më në fund lajmi lumturues…

Studiuesi i njohur Aurel Plasari e ka quajtur me ironi “një lajm lumturues”, atë që do të ngjasë me datën 30 qershor.

Studiuesi Plasari, shkruan në një postim në rrjetet sociale, se ‘Me 30 qershor filluaka spiralja e rënies së pushtetit të Ramës”.

‘Ja më në fund lajmi lumturues: Me 30 qershor filluaka…çfarë? do thoni ju. Filluaka spiralja e rënies së pushtetit të Ramës, dmth punë spiraleje e një rënieje nga ato që duke e shtyrë spira spira shkon edhe deri 2021 e pakta’, shkruan Aurel Plasari në postimin e tij.

Ndonese nuk permend emra, reagimi i Plasarit vjen pas qendrimit te mbajtur nga kryedemokrati Basha, i cili nje dite me pare, apeloi per qetesi dhe jo dhune, duke theksuar se rrezimi i rames nuk vjen duke perplasur shqiptaret me njeri-tjetrin.

Cfare tha Basha mbreme:

Unë nuk besoj se dhuna është zgjidhja. Nga dhuna dhe viktimat në 30 qershor nuk përfiton askush përveç Edi Ramës. Asnjë lëndim, asnjë plagë shqiptarësh, nuk vlen për asgjë. Rrëzimi i Edi Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin, duke duke rrahur apo lënduar njëri-tjetrin. Fundi i Edi Ramës po vjen nga braktisja e tij. Nga distancimi prej tij. Nga izolimi i tij.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.