E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Punon sa për 3 veta”, shqiptari i shpëton dëbimit nga Gjermania
Uncategorized

“Punon sa për 3 veta”, shqiptari i shpëton dëbimit nga Gjermania

Familja Ajazaj nga Shqipëria, e cilësuar si shembull i integrimit të suksesshëm në Gjermani, vetëm 1 javë më parë ishte bërë temë në mediet gjermane. Nga 11 tetori Xhezo Ajazaj me gruan dhe tre fëmijët që jetojnë prej tri vitesh në Berlin, kanë jetuar nën ethet e kthimit.

Pasiguria që i priste në rast kthimi në Shqipëri, ku, siç shkruan bild.de “nuk kishin asgjë”, i përcillte ata ditë e natë. Por, çështja duket se ka marrë një kthesë pozitive për Ajazajt. Senatori (ministri) i brendshëm i landit Andreas Geisel ka shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë. Ai ka vendosur që çështja të rishikohet dhe të rivendoset.

Fqinjët, të njohurit dhe mediet, duke bërë fjalë për Ajazajt shprehnin shqetësimin përse “pikërisht ata” duhej të dëboheshin. Dhe shqetësimi ishte i bazuar pasi që, siç ka thënë edhe shefi gjerman i kompanisë ku punon Xhezo, “shqiptari i tij” punonte sa për tre veta.

Senatori Geisel, më 11 tetor kishte vendosur për dëbimin e familjes ndërsa tani, ai ka ndryshuar qëndrimin dhe, së paku hë për hë, Ajazajt mbeten në Gjermani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.