E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pushohen nga puna dy gazetarët në Shqipëri, shkak një status në ‘Facebook’
Sot

Pushohen nga puna dy gazetarët në Shqipëri, shkak një status në ‘Facebook’

    Burrë e grua, gazetarë të cilët punonin prej vitesh në një medie lokale në Shkodër janë pushuar nga puna pa paralajmërim.

Është fjala për Simon dhe Eliona Shkreli.Pas kontakteve me gazetarin  mësojmë se shkak për këtë shkarkim të beftë është bërë një status i Simonit në profilin e tij në facebook.  Gazetari ishte duke prezantuar bashkë me bashkëshorten e tij edicionin informativ të lajmeve, kur ka marrë lajmin se është pushuar nga puna.

Simoni tregon se vendimi për shkarkimin e dyfishtë erdhi për shkak të një reflektimi mbi situatën politike në facebook-un e tij personal.

Menjëherë pas këtij vendimi nga eprorët e televizionit lokal, Simoni nuk ka ndaluar së shprehuri mendimin e tij dhe shkruan sërish në facebook: “Si njeri i lire jam munduar gjithmone te shpreh mendimin tim. Por ja qe edhe liria e ka nje çmim. Kam zgjedh e do zgjedhi te ruaj lirin time. Pavaresisht pasojave! Respekt per koleget dhe miqt!!!”.

Duket se nëpër mediat lokale ushtrohet më shumë presion mbi punën dhe profesionin e gazetarit, ndërsa shumë gazetarë janë solidarizuar në rrjetet sociale duke shprehur hapur mbështetjen e tyre për kolegun e shkarkuar nga puna.

LIRIA E MEDIAS NË SHQIPËRI

Freedom House ka publikuar raportin për lirinë e medias për vitin 2016, ku vihen re nivele në rënie të lirisë edhe në demokraci madhore. 2016 konsiderohet si pika më e ulët në 13 vjet, për shkak të sulmeve të shtuara ndaj mediave të pavarura e gazetarëve. Edhe vendi ynë ka shënuar një hap pas në raportin me median e lirë, duke u renditur i 103-ti në rang global dhe i 39-ti në rajon.

 Krahasuar me vitin 2015, kur Shqipëria vlerësohej me 49 pikë, renditja më e fundit tregon se vendi ka bërë një hap pas dhe vijon të klasifikohet si një mjedis me shtyp pjesërisht të lirë. Në përgjithësi, rajoni i Ballkanit perëndimor karakterizohet nga një presion i madh mbi mediat e pavarura. Situata më e rënduar në rajon, paraqitet në Maqedoni, e cila renditet në pozicionin 139 në rend global, me 64 pikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.