E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pushtimi rus, Kievi vendos shtetrrethimin nga ora 17:00 e pasdites së sotme, ja paralajmërimi i kryebashkiakut për civilët
Bota

Pushtimi rus, Kievi vendos shtetrrethimin nga ora 17:00 e pasdites së sotme, ja paralajmërimi i kryebashkiakut për civilët

Kryeqyteti i Ukrainës, Keivi, do të vendosë shtetrrethimin, duke filluar nga ora 17:00 e pasdites së sotme, deri në orën 08:00 të mëngjesit tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Keivit, Vitali Klitschko, i cili ka thënë se ka shpallur shtetrrethimin e ri për kryeqytetin ukrainas. Kjo masë hyn sot në fuqi, duke zëvendësuar shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në 07:00 të këtij mëngjesi.

Kryebashkiaku ka paralajmëruar në “twitter” se “Të gjithë civilët në rrugë gjatë shtetrrethimit do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.