E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin flet me kancelarin gjerman : Plotësoni kërkesat që  t’i jap fund pushtimit të  Ukrainës
Bota

Putin flet me kancelarin gjerman : Plotësoni kërkesat që t’i jap fund pushtimit të Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë kancelarit gjerman, Olaf Scholz se ai është i gatshëm të diskutojë mënyrat për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga vendi i tij por vetëm nëse plotësohen kushtet që ai ka vendosur që nga fillimi i konfliktit.

Putin i tha Scholzit se ai është i gatshëm të flasë me këdo që dëshiron lirinë në Ukrainë.

“Me kusht që të gjitha kërkesat ruse të përmbushen”, tha ai.

Këto kërkesa, të cilat Putini i parashtroi përsëri, përfshijnë: “çmilitarizimin” e Ukrainës; “denazifikimin” e Ukrainës; një status neutral dhe jo-bërthamor për Ukrainën; njohja ndërkombëtare e aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe sovraniteti për rajonet separatiste ukrainase të Luhanskut dhe Donetskut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.