Putin fton Trumpin pёr mё shumё dialog nё vitin e ri
Nё letrёn dёrguar me rastin e vitit tё ri presidentit tё SHBA-sё Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin, ka sinjalizuar gatishmёri pёr bisedime. Ai ofron bisedime pёr njё “agjendё tё zgjeruar”, deklaroi Kremlini. “Marrёdhёniet janё njё faktor i rёndёsishёm pёr stabilittin strategjik dhe sigurinё ndёrkombёtare”, thuhet nё komunikatёn pёr shtyp.
Kartolina pёr vitin e ri nё gjysmёn e botёs
Putin u dёrgoi urimet e vitit tё ri edhe krerёve tё tjerё tё shteteve dhe qeverive, ndёr tё tjera kryeministres britanike Theresa May, kryeministrit japonez Shinzo Abe dhe presidentit kinez Xi Jinping. Edhe presidentit tё Gjermanisё Frank-Walter Steinmeier dhe kancelares Angela Merkel Putin u uroi gjithё tё mirat pёr vitin e ri duke theksuar, se do ta vazhdojё “bashkёpunimin nё fusha tё ndryshme” me Gjermaninё. Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, Putin i shkruan, se ёshtё i kёnaqur me zhvillimet nё marrёdhёniet midis dy vendeve.
Njё tjetёr kartolinё urimi iu adresua prej tij presidentit sirian Bashar al-Assad, i cili merr mbёshtetje nga forcat e armatosura ruse qё nga viti 2015. Putin premtoi, se do tё vazhdojё mbёshtetjen “nё luftёn kundёr terrorizmit”. Assadi akuzohet pёr krime sistematike kundёr popullsisё sё vet civile, ndёr tё tjera edhe pёr sulme me gaz toksik./DW
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



