E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin garanton Vuçiçin, flasin për luftë për Kosovën
Bota

Putin garanton Vuçiçin, flasin për luftë për Kosovën

Shefi i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në bisedë joformale e ka përgëzuar kryetarin serb për besnikëri.

Ai i ka premtuar Vuçiqit se personalisht do të angazhohet në luftën serbe për Kosovën, por edhe për të gjitha temat tjera kyçe në interes të Serbisë.

vucic putin

Siç pretendojnë burimet nga kabineti i Vuçiqit, Putin në një moment ka vërejtur se shumica kanë thënë se Vuçiq po e fut Serbinë në mënyrë të fshehtë në NATO, por se më vonë ata të njëjtit i kanë anëtarësuar vendet e veta në NATO, dhe se për këtë vetëm kryetari serb e ka mbajtur fjalën e dhënë, shkruan gazeta serbe Novosti.

Në këtë takim Vuçiq ka marrë premtim se Moska do t’i përcjellë në mënyrë aktive bisedimet e Serbisë me Kosovën dhe ndikimin e faktorëve ndërkombëtarë në dialog, e në rend të parë të “sponsorëve” të pavarësisë së Kosovës. “Pra, pa pajtimin e Rusisë dhe të Serbisë do të jetë e pamundur të arrihet zgjidhja për Kosovën”, thotë burimi i gazetës, transmeton Insajderi.com.

Sipas “Novosti”, qëndrimet koherente të Putinit dhe Vuçiqit për “nyjën kosovare” sikur e kanë aktivizuar alarmin në Perëndim. Kështu që dialogu i Prishtinës dhe Beogradit do të jetë tema kryesore në Uashington, ku do të takohen përfaqësuesit e SHBA, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë. Sipas informatave jozyrtare, ata duhet t’i mbajnë konsultimet për atë se në çfarë drejtimi dhe me cilën dinamikë duhet të vazhdohen bisedimet në mes të dy fqinjëve për t’u arritur marrëveshja përfundimtare.

Kryetari serb menjëherë sot do të takohet me deputetin gjerman dhe kryetarin e Këshillit për Marrëdhënie me Bashkimin Evropian Gunther Krichbaum. Ai është i njohur për qëndrimin e tij që Serbia duhet ta pranojnë realitetin dhe është një nga përkrahësit kryesorë të nënshkrimit të marrëveshjes juridikisht obliguese në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete fqinje.Express

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.