E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin “ka vrarë” mbi 50,000 delfinë në Detin e Zi që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Bota

Putin “ka vrarë” mbi 50,000 delfinë në Detin e Zi që nga fillimi i luftës në Ukrainë

 

 

Që nga nisja e luftës në Ukrainë e deri më sot, Rusia ka vrarë mbi 50 mijë delfinë në Detin e Zi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë një ekspert, biologun ukrainas Ivan Rusev, një doktor i ekologjisë në Parkun Natyror Kombëtar të Tuzly Laguns në Ukrainën jugore, i cili tha se në korrik se rreth 5,000 delfinë kishin ngordhur, sipas mediave të huaja.

Përmes një postimi në Facebook, ai shpjegoi se flota ruse e Detit të Zi ndikon në aftësitë e eko-lokimit dhe navigimit të delfinëve. Delfinët e çorientuar më pas mund të godasin objekte në det, si minat, osë të lëndohen.

Javën e kaluar, Rusev rivlerësoi shifrën e tij prej 5,000 dhe arriti në përfundimin se numri i delfinëve të ngordhur ka shumë të ngjarë të jenë më tepër.

Sipas Iniciativës së Anketimit ACCOBAMS (ASI), në vitin 2021 Deti i Zi ishte shtëpia e të paktën 253,000 delfinëve. Kjo do të thotë se Putini mund të ketë zhdukur 20% të popullsisë së përgjithshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.