E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin konfirmon vizitën e tij në Serbi
Bota

Putin konfirmon vizitën e tij në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vizita e presidentit rus, Vladimir Putin, në vjeshtë do të jetë nder i madh për Serbinë dhe konfirmim i lidhjeve tradicionale miqësore midis dy vendeve.

Vuçiq u takua të premten me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Chepurin, i cili konfirmoi se Putin e ka pranuar ftesën për vizitë.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Chepurin e falënderoi Vuçiqin për nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe.

Ai tha se vizita e Putinit shpreh dëshirën dhe synimin e Moskës për të punuar në thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Pritet që gjatë vizitës së Putinit në Beograd të nënshkruhen disa marrëveshje, tha Presidenca e Serbisë./telegrafi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.