Putini, Putana dhe Pu-Rama
Vizita e Presidentit Rus Vladimir Putin ne Beograd ka kaluar jo pa vemendje ne qarqet politike nderkombetare, por paradoksalisht nuk ka marre vemendjen dhe jehonen e duhur ne qarqet politike te Tiranes te cilat jane duke u marre me balilat per momentin. Si u kap, si u hap, si u dorezua si u leshua. Ne fakt, kjo lloj heshtje merr kuptim edhe me plote kur mendon se vendi eshte pa minister te jashtem. Ose e thene me ndryshe, Kryeministri i Jashtem i Shqiperise, eshte tashme Edi Rama, njeri prej miqve te mire te Vucic me te cilin po koordinojne imtesisht bashke me Presidentin Thaci nje marreveshje perfundimtare ndermjet Serbise dhe Kosoves ku parashikohet edhe nje shkepmbim territoresh c’ka u quajt teknikisht ne gjuhen e negociatave me termin “korigjim kufijsh”. Nuk eshte e veshtire per t’u kurptuar se Beogradi ka qene, eshte dhe do te vazhdoje te jete i interesuar qe te mbaje marredhenie te forta me Rusine sepse nepermjet ndihmes se Rusise kerkon te ruaje dominimin dhe supermacine e saj ne Ballkan, te konsolidoje aleancat e vjetra te cilat mund te nevojiten per ditet e veshtira te mundshme te cilat i fsheh mistershem nendheu politik i Ballkanit, por edhe t’i perdore si karta te rendesishme ne bisedimet e saj me Bashkimin Europian. Duket qarte tashme se “hallva e integrimit europian” eshte ftohur per Beogradin por edhe per rajonin per arsye te halleve te medha te Europes dhe sfidave te saj ekzistenciale dhe Vucic po i ben llogarite ndryshe.
Nga njera ane, nepermjet vizites se Putin dhe paraqitjes se saj ne menyre spektakolare Vucic kerkon te forcoje pozitat brenda ne Serbi ne keto dite te veshtira per te, kur po perballet me protesta te fuqishme. Sikurse ka per qellim t’i coje sinjale Europes dhe boshtit EuroAtlantik se rruga per te hyre ne Beograd duhet te kaloje ne Moske. Pra, Serbia dhe Vucic jane te vendosur qe te luajne me dy porta. Perendimi partner me letra, ndersa dashuria e vertete Rusia pa letra, sjellja tipike e nje putane politike profesioniste. Nga ana tjeter, Putin kerkon te shtoje sa me shume kartat e tij te presionit e te ndikimit (qe te paraqitet si lider i forte) dhe te faktorizohet edhe me tej si ndikues dhe lojtar i rendesishem ne percaktimin e ekujlibrave te reja ne tryezat e gjeopolitikes nderkombetare, pas krizes se Krimese (Ukraines), Sirise dhe shtimit te influences se saj ne Lindjen e Mesme ne pergjithesi. Presidenti Putin eshte i interesuar qe ta mbaje konfliktin Serbi -Kosove te ngrire ne gjendjen aktuale (pa Rusine nuk ka zgjidhje per Kosoven-ka cituar ai, pasi perdor dhunen e vetos ne Keshillin e Sigurimit) sepse sa me shume vatra nderkombetare te kete qe kerkojne fjalen e fundit te Rusise, aq me shume Rusia forcon ndikimin e saj ne tryzat e “pazareve nderkombetare te gjeopolitikes”. Beogradi e dha sinjalin e qarte se aleanca e bazuar mbi vellazerine orthodoske bizantine, prevalon ndaj aleances me Perendimin Judeo-Protestant-Kristian, pavaresisht se ne thelb loja diktohet vetem nga interesat pragmatiste te Rusise, per zgjerim dhe zona influence dhe per kete projekt i duhet nje petk fetar. Gjithcka eshte nje loje e madhe interesash, zonash influence dhe dominimit ekonomik dhe te gjithe e kane nga ‘as religjioz” nen menge per te eksituar popujt.
Pare nga ky kendveshtrim, Vucic i ka prishur “rregullat e lojes” dhe eshte pozicionuar hapur. Ai i eshte veteofruar Putinit si nje trampoline e sigurte dhe solide per rritjen dhe shtimin e dominances ruse ne Ballkan, ne kembim te forcimit te pozitave te tij qe kercenohen seriozisht ne lojen e brendshme dhe kur e analizon thellesisht strategjine e re, te koordinuar edhe nga mentori Aleks Soros i ciftit Rama -Vucic kuptohet qarte se kush e investon ardhjen e Rusise ne Ballkan. Kuptohet qarte kush i investon protestat dhe kuptohet qarte se kush eshte i interesuar qe protestat te vdesin. Kur e parashtroj dimensionin e zhvillimeve ne kete forme, nuk jam duke potencuar ne asnje menyre, se thirresit e protestave ne Shqiperi jane perfaqesuesit e boshtit amerikan, por minimalisht jane duke bere nje tentative per ta shitur veten si te tille, nderkohe qe loja e nendheut eshte krejtesisht nje loje tjeter. Turqia, nga ana e saj eshte e shqetesuar per pjesen e saj te influences ne Ballkan, te cilen administrata Trump nuk duket shume e nxituar t’ia jape, dhe per te shqetesuar Uashingtonin ne raste te caktuara ben lojen e Rusise ne Ballkan. Rasti me i qarte ishte ftesa qe i beri Serbise per te cuar mallrat e saj ne Turqi pas embargos se vendosur nga qeveria e Prishtines qartesisht si nje levizje me nxitje amerikane e Ramush Haradinajt.
Bashkimi Europian eshte duke perjetuar nje krize te madhe ekzistenciale dhe nuk ka kohe as nerva te merret me Ballkanin, packa se vazhdon te jete prezente me deklarata rutine “slims” te tipit “Me ka cu baba me lare gojen”. Gjermania dhe Franca jane duke pergatitur nje pakt te madh ushtarako-politik dhe ekonomik per te kontrolluar dhe konsoliduar akoma me tej pulsin ekonomik dhe politik te Bashkimit Europian, c’ka ka shqetesuar Italine dhe shume vende te tjera te bllokut tek te cilat vazhdon rritet fryma e populizmit nacionalist nepermjet te cilit forcat e ekstremit te majte dhe te djathte kerkojne te diktojne vullnetin e tyre per t’u shkeputur nga diktati politik dhe ekonomik i dy elefanteve te Europes Gjermani -France por edhe deklarimin e luftes se tyre te hapur antiestablishment dhe anti elitave bankare te misheruar tek Merkel dhe Deutche Bank dhe perfaqesuesit tipik te elitave bankare Emanuel Macron. Kancelarja Merkel dhe Presedenti Macron do te nenshkruajne nje marreveshje te rendeishme pas disa ditesh ne te cilen parashikohet qe te strukturohet nje bashkepunim i fuqishem ekonomik dhe politik per te mbrojtur zonjen e vjeter (Europen) prej shperberjes dhe ruajtjen e influences se saj ne arenen politike nderkombetare ne dekadat ne vijim. Franca dhe Gjermania pritet te lobojne fuqimisht (pas daljes se Britanise nga Europa) per nje vend te perhershem te Gjermanise ne Keshillin e Sigurimit duke balancuar ne nje fare menyre daljen e Britanise nga BE si nje anetar i Keshillit te Sigurimit. Kjo do te thote se Europa nuk ka me asnje mundesi te merret me Ballkanin per momentin c’ka e ben situaten e rajonit akoma me te komplikuar dhe me te rrezikshme. Afrimi i Putinit ne Ballkan, qe kerkon me cdo kusht zbatimin e planit te vjeter te Rusise per daljen ne Ujerat e Ngrohta, kercenimi i hapur ndaj interesave te NATO-s dhe SHBA-ve, mund te rrise klimen e autoritarizmit te ri politik ne Ballkan dhe te diktaturave te reja, te cilat mund te instalohen per llogari te interesave te gjeopolitikes.
Edi Rama me ndihmen e aleateve te tij brenda te majtes dhe te djathtes shqiptare, por edhe me ndihmen e aleateve te tij rajonale eshte duke bere cdo perpjekje per te shuar cdo lloj zeri kundra, dhe ka rritur diktatin e tij duke marre ne kontroll cdo dite e mes hume te gjitha institucionet e rendesishme te Shtetit Shqiptar. Duke shuar cdo lloj proteste apo fryme rebelimi brenda ne Shqiperi, Edi Rama mund ta shese veten si nje Netanjaho i Shqiperise duke kontrolluar gjithcka. Bendjamin Netanjaho eshte njekohesisht Kryeminister, Minister i Jashtem dhe Minister i Mbrojtjes i Izraelit ne keto momente dhe Rama perpiqet te kopjoje ne menyren me te shemtuar te mundshme gjithcka qe ai hamendeson se e ben ate interesant dhe ne arenen nderkombetare duke e paraqitur si nje lider te forte dhe autoritar qe kontrollon gjithcka. Nisur nga keto zhvillime tejet te komplikuara, Shqiperia rrezikon te bjere viktime e nje diktature te re dhe ne qofte se nuk intensifikohen protestat dhe klima e refuzimit mbarepopullor Shqiperia shkon e sigurte drejt putinizmit politik te diktuar me dore te hekurt prej diktatorit “karizmatik” me citjane Edi Rama, qe pervec kontrollit te lojes se brendshme nepermjet kapjes se institucioneve dhe investimit te nje Opozite pothuajse te vdekur tashme njelloj si miku i tij dhe i Putinit Vucic, ia ka shpallur lufte te hapur edhe Zerit te Amerikes, si nje kercenim amatoresk prej piktori se nese Trump do te kercenoje pushtetin e tij, ai eshte i gatshem qe te hidhet tek boshti Moske-Beograd-Pekin.
Po nuk u hodhem ne proteste, do te na shkrijne dhe do te behemi gati per nje diktature te gjate ashtu sic e deshiron dhe sic e sinjalizoi, e enderron dhe e projekton mentori politik i piktorit, Baton Haxhiu si nje mik i mire dhe i vjeter i Serbise. Loja eshte e qarte dhe e hapur. Ose proteste per te mbrojtur vokacionin Perendimor te Shqiperise, ose rreshkitem ne putinizem politik alla Rama, deri ne nje moment te dyte te historise dhe duhet te mos harrojme kurre se ererat e historise nuk fryjne edhe aq shpesh!
O sot o kurre!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



